LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë

Ministria e Punës nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondacioni “Terre des hommes” në Kosovë, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për grupet e cenueshme në nevojë, me theks të veçantë për fëmijët në rrezik.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Skender Reçica dhe Jezerca Tigani, udhëheqëse e zyrës për Kosovë.

Ministri Reçica tha se kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë, ngaqë synon avancimin e sistemit sa i përket mbrojtjes së fëmijëve, sidomos nga format e abuzimit dhe punëve të rënda.


“Si MPMS po punojmë që të kemi sa më pak raste të abuzimit me fëmijë dhe gjithashtu të rasteve kur fëmijët përballen me punë të rënda. Është e nevojshme që së bashku të japin kontributin që dukuritë e tilla të eliminohen në tërësi”, tha ministri.

Kurse, drejtoresha e Fondacionit, Jezerca Tigani, theksoi se është bashkërendimi i veprimeve, siç është ky nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar sot, që konkretizon përpjekjet sistem të duhur për mbrojte të fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori