Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një konference për media ka lansuar konsultimet publike për draftin fillestar të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve.
Reçica tha se në kuadër të reformave të ndërmarra në fusha të ndryshme, MPMS ka ndërmarrë hapa edhe për reformimin e plotë të sistemit pensional, bazuar në vështirësitë dhe problemet e evidentuara në analizat e ndërmarra.
“Duke qenë se e drejta për mbrojtje sociale është e drejtë themelore e qytetarëve, kemi drejtuar politikat e vendit ka politikat sociale. Jemi angazhuar në reformimin e sistemit të mbrojtjes sociale, përmes krijimit të një sistemi të qëndrueshëm pensional dhe invalidor, duke harmonizuar kornizën ligjore dhe riorganizimin institucional”, tha Reçica.
Ai tha se sistemi aktual pensional, i cili është i konstruktuar në tri shtylla, nuk është i mirëfilltë, sepse është ndërtuar duke krijuar skema pensionale ad-hoc të cilat janë krijuar nga nevoja e kohës dhe si të tilla janë të paqëndrueshme.
“Skemat pensionale ose të kompensimeve aktualisht janë të rregulluara me tetë ligje të ndryshme të cilat shpesh bien ndesh në mes veti dhe na kanë krijuar vështirësi në zbatimin e tyre në përgjithësi”, u shpreh ai.
Ministri tregoi se reforma e ndërmarrë në fushën e pensioneve dhe beneficioneve parasheh hartimin e një projektligji unik për pensione, i cili do të përfshinte dhe trajtonte të gjitha të drejtat për pensione, si dhe krijimin e Fondit për Sigurime Sociale i hartuar me një ligj përkatës, në të cilin do të përcaktohej struktura organizative, forma menaxhuese, norma e kontributeve ose pensionale invalidore.
“Sistemi pensional në Kosovë do të ndërtohet në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe do të përbëhet nga katër shtylla në bazë të të cilave konsiderojmë se do të vendoset një sistem i konsoliduar mirë, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Kjo është një ndër reformat më të mëdha që ka ndërmarrë ndonjë herë MPMS dhe Qeveria e Kosovës”, tha ministri.
Koncept dokumenti për reformën në fushën e pensioneve, përpos krijimit të sistemit të mirëfilltë për gjeneratat e reja, parasheh edhe njohjen e stazhit të punës të të punësuarve të cilët me dhunë janë larguar nga puna në periudhën e viteve 1990-1999.
Reçica bëri thirrje për të gjitha palët e interesuara që duke nisur nga data 12 nëntor deri më 3 dhjetor për aq sa zgjasin konsultimet publike, të paraqesin sugjerimet dhe komentet e tyre në lidhje me Koncept Dokumentin për pensionet dhe beneficionet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës