LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës së shpejti bartet në Prizren, objekti në qendër të kryeqytetit do të mbetet bosh

Ministria e Kulturës së shpejti bartet në Prizren, objekti në qendër të kryeqytetit do të mbetet bosh

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit së shpejti pritet që të bartet në qytetin e Prizrenit. Këtë e konfirmoi ditë më parë edhe ministri i këtij dikasteri, Kujtim Gashi.

Gahi ka deklaruar se tashmë kanë filluar procedurat për bartjen e stafit dhe çështjet e tjera administrative. Ndërsa, tha se që nga mesi i muajit korrik, një pjesë e kësaj ministrie, do të operojë në qytetin e Prizrenit.

“Tashmë proceduralisht jemi afër për të kaluar atje. Kemi edhe disa çështje administrative dhe më së largu në muajin e ardhshëm, një pjesë e ministrisë do të operoj në qytetin e Prizrenit”, ka thënë Gashi për Kosovapress.


E në hapësirat në të cilat ndodhet aktualisht Ministria e Kulturës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë,  pas largimit, është thënë se do të vendoset Presidenca e Kosovës.

Por derisa Ministria e Kulturës po bartet nga objekti, si duket presidenca nuk ka ndonjë  plan të afërt që të kaloi në objektin e liruar. Së paku kështu lë të kuptohet nga ajo çfarë thotë presidenca.

I pyetur se a do të bartet presidenca në këtë objekt, i cili pritet të lirohet së shpejti, Adil Behramaj, këshilltari i Presidentit, Thaçi, tha se ata nuk merren me këtë punë pasi kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike.

“Përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike (MAP) është, nuk merremi ne me këtë punë“, tha ai.

Por me këtë punë nuk është se po merret as MAP, pasi që nuk kanë ndonjë kërkesë nga presidenca për ndërrim të objektit.

Zëdhënësi i MAP, Zeqir Bekolli ka pohuar se njëherë nuk ka asgjë në këtë drejtim, pasi që nuk ka ndonjë kërkesë nga presidenca.

“Njëherë nuk ka asgjë për këtë punë. S’kemi ndonjë kërkesë nga presidenca”, tha ai.

Por se çfarë do të ndodhë me këtë objekt, i cili së shpejti do të mbetet i zbrazët dhe se a do të  vazhdohet të paguhet qiraja për këto hapësira, të cilat do të mbeten të pashfrytëzuara nuk dihet.

Bekolli tha se me këtë çështje merret Ministria e Financave.

Por, si duket as kjo ministri nuk ka fare të bëjë me këtë. Të paktën kështu thotë zëdhënësi, Muharrem Shahini.

“Jo me këtë merrte MAP ose Ministria e Kulturës, jo ministria e financave. MAP e ka për obligim me siguru hapësirën”, tha ai .

Se a do të vendoset staf i ri në objektin që do të lirohet, pritet të shihet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori