Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili merrte pjesë në fillimin e punimeve të fazës së tretë të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, tha se Ministria e Infrastrukturës ia ka bartur 1.6 milion euro kryetarit të Drenasit për infrastrukturë, ndërsa siguroi Lladrovcin se këtë vit do t’i ketë në arkën e Komunës 15 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili pak ditë më përpara mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në fazën e tretë të projektit të rregullimit të shtratit të lumit Drenica, ka siguruar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, se i janë bartur 1.6 milion euro për infrastrukturën në komunën e Drenasit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ai ka siguruar Lladrovcin se gjatë këtij vitit do t’i ketë në arkën e Komunës 15 milionë euro.
Në anën tjetër, një projekt për rregullimin e shtratit të lumit Drenica në Drenas, që ka filluar në vitin 2009, do të vazhdojë të realizohet në këtë vit.
Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka ndarë 700 mijë euro për fazën e tretë të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, si dhe të lumit Verbovc, në gjatësi prej 1.3 kilometrash përreth pjesës urbane të Drenasit dhe kanalizimin e ujërave të zeza për pjesët e lumit Verbovc dhe Drenica.
Projekti, sipas zyrtarëve komunalë të Drenasit, do të vazhdojë edhe me fazat e tjera që përfshijnë rregullimin e shtratit të lumit Drenica nga Komarani deri në Drenas dhe me pjesën e lumit nga Drenasi në drejtim të rrjedhës së poshtme të lumit, që në total do të përfshijë një investim në vlerë prej 1.3 milion eurosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët