LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave nis harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve

Ministria e Financave nis harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve

Ministria e Financave (MF) në kuadër të planit të punës ka përfshirë në programin e saj për vitin 2018 edhe hartimin e koncept-dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore, me qëllim që të hapet rruga për ndryshim plotësimin e tre ligjeve ekzistuese tatimore, si dhe hartimin e ligjit të ri për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Sipas Ministrisë së Financave, këto ndryshime do të ndikojnë në lehtësimin e procedurave dhe do të ndihmojnë bizneset në zhvillimin e tyre.

“Ky koncept-dokument po ashtu është i bazuar në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2017-2021 si dhe Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare për periudhën 2014-2018. Në procesin e hartimit të këtij koncept-dokumenti Ministria e Financave ka zhvilluar konsultime paraprake dhe konsultime publike me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe janë përfshirë kontributet relevante nga palët e interesit”, thuhet në komunikatën e MF-së, përcjell Telegrafi.


Ministria e Financave, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtësore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi, sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së, si dhe praktikave ndërkombëtare, ka themeluar Grupin Punues për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në Fushëveprimin e ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori