LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave dhe USAID nënshkruajnë marrëveshje për marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës

Ministria e Financave dhe USAID nënshkruajnë marrëveshje për marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, drejtoresha në detyrë e Misionit të USAID në Kosovë, Kerry Monaghan Hogler dhe zv.drejtori i Projektit “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa” Artan Loxha, nënshkruan marrëveshje për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor për Kosovën.

Sipas njoftimit përm media thuhet se në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit parashihen aktivitetet e përbashkëta si edhe mbështetja që USAID do të ofrojë për Republikën e Kosovës në marrjen e vlerësimit kreditor.

“Marrja e vlerësimit kreditor ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson që investitorët e huaj të kenë një pasqyrë të qartë të mundësive dhe përfitimeve nga investimet që ata bëjnë në Kosovë si dhe rritë besueshmërinë mbi stabilitetin financiar të vendit”, thuhet në njoftim.


Në veçanti Murati theksoi se “Si Ministri përgjegjëse për financa është shumë me rëndësi që të sigurojmë qasje sa më të lehtë në financa për të gjitha institucionet financiare, andaj marrja e vlerësimit kreditor për vendin është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Në anën e saj, Monaghan Hogler shprehu se “vlerësimi kreditor do t’i ofrojë Kosovës qasje më të madhe në tregjet kapitale ndërkombëtare si dhe do të zvogëlojë kostot e huamarrjes”. Drejtoresha në detyrë, Monaghan Hogler gjithashtu theksoi rëndësinë e vlerësimit kreditor për të rritur besimin e investitorëve dhe për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja.

“Gjithashtu, përgjatë këtij takimi u diskutua edhe për projektet aktuale në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Misionit të USAID në Kosovë. Me këtë rast, Ministri Murati njoftoi Monaghan Hogler lidhur me mbarëvajtjen e Projektit për Qeverisje Ekonomike, Projektit për Integritet Komunal si dhe Projektit për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të USAID”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori