Në Ministrinë e Financave sot është mbajtur Tryezë prezantimi dhe diskutimi për Instrumentin për Zhvillimin e Politikave (DPO) me Bankën Botërore, e kryesuar nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli.
Me këtë rast Ministri Hamza bëri të ditur se kjo tryezë e bashkëorganizuar me Bankën Botërore, është e para në këtë format me temën për instrumentin e dizajnuar të Bankës Botërore i ashtuquajtur si DPO apo Instrument për Zhvillimin e Politikave.
Sipas Ministrit Hamza “Ministria e Financave në vazhdën e bashkëpunimit të saj me Bankën Botërore, në harmoni me Kornizën e Partneritetit për Kosovën të dakorduar nga Banka Botërore me Qeverinë e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2018 jemi dakorduar për dizajnimin e një instrumenti të borxhit i ashtuquajtur si DPO”.
“Deri më tani, në Kosovë kemi pasur dy misione të Bankës Botërore (Nëntor 2018 dhe Janar 2019) të cilët janë takuar me autoritetet tona dhe kanë punuar bashkërisht në identifikimin e reformave dhe kornizave ligjore për t’u bërë pjesë e dizajnimit të instrumentit. Reformat janë formalizuar përmes një matrice e cila shpalos në formë të ‘aktiviteteve paraprake’ vendos afate për realizimin e tyre dhe përcakton entitetet përgjegjëse për realizimin e tyre. Për më shumë, përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës në muajin Prill kemi adaptuar matricën në fjalë duke themeluar kështu Sekretariatin për implementimin e matricës” shtoi Ministri Hamza.
Sipas Ministrit Hamza afati për realizimin e Matricës janë deri në Dhjetor të 2019, me ç ‘rast pas kësaj pritet që brenda 3 muajve Bordi i Bankës Botërore ta aprovoj instrumentin dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ta ratifikoj në mënyrë që fondet të disbursohen në Buxhetin e Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova po e shfrytëzon një instrument borxhi nga Banka Botërore për herë të parë i cili nga vendet tjera rajonale tashmë është shfrytëzuar. Ky instrument është i rëndësishëm për Kosovën ngase do hapë rrugën tutje për instrumente tjera më komplekse për qasje në tregjet ndërkombëtare financiare për huamarrje. Në të njëjtën kohë kushtet e financimit të Bankës Botërore na ndihmojnë në zgjatjen e maturitetit të portfolios tonë të borxhit publik dhe strukturën e kompozimit të tij.
“Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave në këtë instrument nuk është disbursimi i fondeve por avancimi i dizajnimit të reformave të identifikuara në Programin tonë qeverisës. Kosova përmes këtij instrumenti ka përfituar mbështetje teknike nga Banka Botërore e cila tashmë ka filluar mbështetjen e ministrive gjegjëse në dizajnim dhe jo vetëm, të politikave publike, për çka falënderojë Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar në ngritjen e kapaciteteve. Në kuadër të matricës, aktivitetet janë të distribuara në dy shtylla kryesore si objektiva tonat zhvillimore në kuadër të agjendës së reformave të qeverisë, e që janë: 1. Stabiliteti makrofiskal, si dhe Rritja e potencialit ekonomik përmes përmirësimit të klimës së të bërit biznes”, shtoi Ministri Hamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës