LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave del me njoftim: Shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë vetë komunat

Ministria e Financave del me njoftim: Shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë vetë komunat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka dalë me një sqarim publik lidhur me rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

MF-ja ka sqaruar se ky tatim mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për to.

Siç bëhet e ditur, MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa thuhet se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.


Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, opozita kritikon Qeverinë: Shpërfillje për qytetarët
Lexo po ashtu Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, opozita kritikon Qeverinë: Shpërfillje për qytetarët

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat”, thuhet në sqarimin e MF-së.

Mes tjerash thuhet se përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka.

“Vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim: kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet), intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme, anketime të pronarëve të pronave, intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral, vlera të pronave që janë shpronësuar, të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit”, thekson ministria.

Sipas tyre, në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimit të tokave.

“Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100 për qind të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20 për qind, ku tokat janë tatimuar me 80 për qind të vlerës së vlerësuar”, përfundon MF-ja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori