LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë: Janë duke u marr hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt me miell

Ministria e Ekonomisë: Janë duke u marr hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt me miell

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) thotë se po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drith dhe miell.

Kjo ministri njofton se, po vijon bashkëpunimin e afërt me akterët përkatës në tregun vendor dhe rajonal dhe me mekanizmat shtetërorë për të siguruar bukën për qytetarët gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit.

Po ashtu, MEPTINS, thotë se blerjet masive të shtytura nga paniku janë të panevojshme.


“MEPTINIS rikujton se blerjet masive të shtytura nga paniku janë të panevojshme. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë mjetet financiare dhe burimet e duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esencialë”, thuhet në njoftimin e MEPTINS.

Njoftimi i plotë

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drith dhe miell.

Në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe vendeve të rajonit Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i përkrahur nga Bashkimi Evropian ka marre nismë për hapjen e korridoreve të gjelbra duke synuar mundësinë e qarkullimit te lirë të mallrave te domosdoshme.

Në takimin e sotëm rajonal përmes një video konference me zyrtarët e Ministrisë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka kumtuar zotimet për krijimin e korridoreve të gjelbra që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave te domosdoshme — duke përfshirë grurin dhe miellin. Ne këtë takim janë diskutuar propozimet nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA për të vendosur korridore te gjelbra brenda territorit të Balkanit Perendimor (shif korridoret në hartë),

MEPTINIS po vijon bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me akterët përkatës në tregun vendor dhe rajonal dhe me mekanizmat shtetërorë për të siguruar bukën për qytetarët gjatë periudhës së pandemisë.

MEPTINIS rikujton se blerjet masive të shtytura nga paniku janë të panevojshme. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë mjetet financiare dhe burimet e duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esencialë.

Situata bën thirrje për kujdes dhe maturi, pa panik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori