LAJMI I FUNDIT:

Ministria e bujqësisë do ta rris përkrahjen për fermerët e Podujevës

Ministria e bujqësisë do ta rris përkrahjen për fermerët e Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu ka pritur sot në takim Vezir Januzin zëvendësministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë takimit të sotëm, Veliu e informoi zëvendësministrin Januzi për zhvillimet dhe investimet në sektorin e bujqësisë në Podujevë si dhe format me të cilat Komuna po i përkrah fermerët llapjanë, sidomos përmes subvencionimeve.

Ai tha se në Komunën e Podujevës në vazhdimësi po rritet numri i qytetarëve të cilët po merren me veprimtari bujqësore, ndërsa është inkurajues edhe numri i grave dhe të rinjve, të cilët po merren me bujqësi.


Zëvendësministri Januzi ofroi mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për fermerët llapjanë, duke premtuar angazhim maksimal për rritjen e mbështetjes, bazuar në rritjen e numrit të fermerëve në këtë zonë.

Në takim u diskutua edhe për koordinimin në mes të Komunës së Podujevës dhe MBPZHR-së për të mbështetur nisma dhe projekte të rëndësishme të cilat gjenerojnë vende pune dhe që sjellin në tregun llapjan e kosovar produkte cilësore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori