LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë mbështet aksionin e mbjelljes së 1.8 milion fidanëve

Ministria e Bujqësisë mbështet aksionin e mbjelljes së 1.8 milion fidanëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, foli në ngjarjen e fillimit të fushatës “T’i japim vendit ngjyra”, mes të cilës do të bëhet mbjellja e 1.8 milion fidanëve në tërë Kosovën, gjatë 10 viteve të ardhshme.

Mustafa shprehi mbështetje për këtë projekt, duke qenë se ai është në vijë edhe me strategjinë e MBPZHR-së për pyllëzimin e hapësirave, objektivat e së cilit janë pyllëzimi dhe ripyllëzimi i 29 mijë hektarë sipërfaqe.

“Iniciativa e sotme e cila parasheh mbjelljen e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë dhe përkrahje për strategjinë që ka veçse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, tha Mustafa.


Ai shtoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shënuar kthim pozitiv në rritjen e kapaciteteve të pyjeve. Kjo është arritur falë Programit Kombëtar të Pyllëzimit dhe Ripyllëzimit, i cili ka për qëllim të nxisë një pylltari të qëndrueshme në aspektin ekonomik e social.

“Pyjet e Kosovës janë të definuar me ligj si resurse kombëtare. Hapësirat e gjelbra mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të Republikës së Kosovës, andaj mbrojtja, mirëmbajtja, kultivimi, pyllëzimi dhe ripyllëzimi i tyre paraqet përgjegjësi dhe obligim me rëndësi të veçantë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori