Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka hapur të enjten periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe veprimtari bujqësore.
Për Programin për Pagesa Direkte 2018, MBPZHR ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga 15 shkurti dhe përfundon më 31 mars 2018.
Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim do të ketë edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.
Në Programin për Pagesa Direkte të këtij viti, është rritur përkrahja për kulturën e elbit dhe thekrës, ku nga 100 euro sa ishte vitin e kaluar, sivjet kjo mbështetje është bërë 150 euro për hektarë të mbjellë. Po ashtu, te sektori i hortikulturës, nënsektori i vreshtarisë sivjet nuk do të ketë përshkallëzim të përkrahjes, por do të përkrahen të gjithë fermerët që kanë të mbjellë rrush me sipërfaqe prej së paku 0.10 hektarë, në vlerë prej 1000 euro për hektarë. Ndërsa, kultivuesit e perimeve sivjet përveç mbështetjes për kultivimin e këtyre kulturave në fushë të hapur, do të mbështeten edhe për kultivimin në serra.
Risi tjetër në programin e këtij viti, është edhe rritja e përkrahjes për bujqësinë organike, ku nga 300 euro sa ishte vitin e kaluar, sivjet kjo mbështetje është bërë 500 euro për hektarë. Krahas kësaj ka risi edhe në sektorin e blegtorisë, tek therjet e raportuara të gjedhit, ku sivjet përveç kategorisë A dhe B, përmes pagesave direkte do të përkrahen edhe kategoritë C dhe D.
Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte dhe për kriteret e përcaktuara, fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës