”Ministria e Brendshme dështoi në arrestimin e Grujovskit dhe Boshkovskit” (Video)
Ministria e Brendshme dështoi në arrestimin në kohë të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit. Pavarësisht pritjes së vendimit gjyqësor nga Gjykata Supreme për paraburgosjen e tyre, policia dhe shërbimi sekret u gjendën të papërgatitur për të zbuluar, ndaluar dhe shoqëruar menjëherë në burgun e Shutkës, dy ish punonjësit e policisë, të paditur nga Prokuroria Speciale për përgjim masiv dhe shkatërrim të pajisjes së përgjimit.
Pavarësisht se vendimi për paraburgim ishte caktuar që në shkallën e dytë, Gjykatën e Apelit, policia dhe shërbimi sekret nuk e panë të udhës që të mbanin nën vëzhgim të paditurit, t’i përcillnin ata dhe t’i ndalonin në kohë.
Vendimi për paraburgim ishte i ekzekutueshëm që në fazën e Apelit, pasi ai përbën fakt notor dhe shërben si bazë e mirëfilltë për veprim policor, ndërkohë që përveç kësaj, Ministria e Brendshme mund të bazohej edhe në praktikën e deritanishme, kur policia reagonte gjithnjë në kohë që kur paraburgimi vendosej që në shkallën e parë, kur të akuzuarit janë ndaluar menjëherë pas vendimit për paraburgim dhe janë dërguar për në Shutkë. Por, Ministria e Brendshme ra kështu për here të dytë në lojën e gjykatave, pas precedentit të shënuar me rastin e Sead Koçanit.
Gjykata Supreme e shpalosi vendimin për paraburgim rreth orës 16:00, ndërkohë që vendimi u kthye në Gjykatën e Apelit në orën 20:05 minuta. Pas regjistrimit në Gjykatë, Ministrisë së Brendshme për të vepruar vendimi për paraburgim i është komunikuar diku në orën 20:45 minuta. Me këtë, Supremja iu dha hapësirë prej 4 orësh të paditurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ndërkohë që ata arritën të arratisesishin.
Pavarësisht vendimit, Ministria e Brendshme nuk kishte as më të voglin tregues për vendndodhjen e dy ndër personave më të rëndësishëm në gjuetinë e Prokurorisë Speciale për aferën e përgjimeve. Nga të paktën 52 figura të OBRM-së të akuzuar nga Prokuroria Speciale, dy nga mendjet që përpiluan aferën e përgjimit, siç qëndron në aktakuzën e PSP-së, nuk përbënin pikë interesi për ndjekje nga autoritetet e rendit. Nga ana tjetër, ALSAT mëson nga burimet e tij se MPB-ja, pas bastisjeve pa sukses që ka bërë në shtëpitë e të paditurve si dhe në qytetet e tjera, Ohër e Veles, ka vonuar edhe në përpilimin e mandat-arrestit ndërkombëtar.
Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, një mandat-arrest lëshohet pas një vendimi gjyqësor që vjen nga Gjykata Supreme. ALSAT mëson se në softuerin e përpilimit të mandat-arrestit, nuk ka pasur modul përcaktues ose grafë që përzgjidh kategorinë e Gjykatës prej nga vjen vendimi për paraburgim. MPB-ja u gjet sërish e papërgatitur, duke e lëshuar urdhër-arrestin shumë orë më vonë. ALSAT mëson se mandat-arresti vendor dhe ai ndërkombëtar, për të paditurit është hartuar në orën 13:30 të mesditës së të enjtes, gati 20 orë pas kërkimeve të dështuara të policisë. ALSAT ngriti disa pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë
Pyetje në adresë të MPB-së:
1) Kujt i atribuohet ky dështim policor për ndjekjen, zbulimin dhe shoqërimin për në burgun e Shutkës të të paditurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski?
2) Çfarë përgjegjësie duhet të ndajë Ministria e Brendshme pas këtij dështimi?
3) Përse Ministria e Brendshme ishte e papërgatitur në përpilimin e mandat-arresteve, si dhe përse u deshën gati 20 orë për hartimin e tyre?
4) Përse Ministria e Brendshme dështoi të ndiqte praktikën e saj policore për paraburgosjen e të paditurve, pavarësisht procedurës ankimuese të tyre?
Numri një i këtij dikasteri Oliver Spasovski u përgjigj:
“Ky nuk është mos-sukses i policisë së Maqedonisë, kjo tregon sa është i helmuar gjyqësori në vend. Përgjegjësinë duhet ta kërkoni ju, ne dhe opinioni te gjykatësit. Për këtë duhet të mbahet përgjegjësi serioze sepse u dha hapësirë njerëzve që të ikin. A fshihen diku në shtet ose jashtë shtetit, kjo duhet të jetë një mesazh dhe shtytje e fortë për reformat që presin në sistemin e drejtësisë dhe të kërkohet njëherë e përgjithmonë përgjegjësi nga ata që u mundësojnë kriminelëve të ecin rrugëve të lirë.”
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, tashmë dy ditë ndodhen në arrati dhe të pakapshëm për organet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025