Ministri Zharku përuron asfaltimin e rrugës Botushë - Koshare

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë sot përfundimin e punimeve të vazhdimit të asfaltimit të rrugës lokale Botushë – Koshare.
Ky projekt infrastrukturor i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 725,252.49 eurosh ka një gjatësi prej 8300 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































