Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, inauguroi fillimin e punimeve në dy projekte infrastrukturore: Asfaltimin e rrugës Dol-Kusar-Goden (faza e dytë) dhe ndërtimin e rrugës së Bishtazhinit në komunën e Gjakovës.
Po ashtu, ministri Zharku përuroi përfundimin e punimeve të projektit të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës në fshatin Demjan 3 (lagjja Shehu).
Ministri Lutfi Zharku uroi banorët e këtyre fshatrave për ndërtimin e rrugëve dhe premtoi se edhe në vitet e ardhshme do të vazhdohet në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Gjakovës.
“Jemi sot në Gjakovë së bashku me kryetaren, kryesuesin e Kuvendit dhe dy zëvendësministrat, ku inauguruam dy projekte: asfaltimin e rrugës Dol-Kusar-Goden (faza e dytë) dhe ndërtimin e rrugës së Bishtazhinit, po ashtu së bashku përuruam përfundimin e punimeve të projektit të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës në fshatin Demjan 3 (lagjja Shehu). Ne do të vazhdojmë të investojmë edhe projekte të tjera në Gjakovë, të cilat në total kapin vlerën rreth 2,5 milionë euro. Ne po përmbushim premtimet edhe të kryeministrit Mustafa për ngritjen e infrastrukturës në këtë anë. Do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera”, tha ministri Zharku.
Ndërsa kryetarja Kusari-Lila falënderoi ministrin Zharku për investimet e bëra nga Ministria e Infrastrukturës në këtë komunë dhe uroi banorët për rrugët e reja.
“Jam shumë e lumtur që sot po përurojmë këto projekte të financuara nga Ministria e Infrastrukturës. Këto rrugë janë të një rëndësie të veçantë sepse po mundësojnë zhvillimin e përgjithshëm të komunës sonë deri në zonat kufitare me Shqipërinë”, tha kryetarja Kusari-Lila.
Asfaltimi i rrugës Dol-Kusar-Goden (faza e dytë) ka vlerën prej 799,650.04 eurosh, gjatësi prej 11.09 kilometrash dhe gjerësi 6 metra. Ndërtimi i rrugës së Bishtazhinit kap vlerën prej 106,998.99 eurosh, ka gjatësi prej 1.04 kilometrash dhe gjerësi prej 5 metrash, kurse ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Demjan 3 (lagjja Shehu) ka kushtuar 148,730.39 euro, ka gjatësi prej 1.9 kilometrash dhe gjerësi prej 5.5 metrash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë