Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov konsideron që vendi ka përmirësuar dukshëm shërbimet shëndetësore. Ai këto komente i bëri gjatë një konference për shtyp duke prezantuar projektet e realizuara në fushën e shëndetësisë. Sipas tij, vetëm gjatë gjysmës së mandatit të tij janë realizuar 41 nga 79 projekte të premtuara, transmeton Telegrafi Maqedoni
“ Edhe pse jemi në gjysmë të mandatit të cilin na e dhanë qytetarët më 2014-tën nga gjithsej 79 projekte të cilat i kemi premtuar, kemi realizuar gjithsej 41 projekte. Kemi nisur apo janë në procedurë 29 projekte, d.m.th 52% të punës kemi realizuar, nëse merren parasysh vetëm realizimet e tërësishme, por nëse merren parasysh ato të realizuarat dhe ato të cilat janë nisur, përqindja e tyre është 88.6%”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë.
Por ndryshe nga Ministri Todorov, qytetarët e anketuar nga Alsat-M nuk e ndajnë të njëjtin mendim me të. Sipas tyre spitalet e vendit nuk ofrojnë kushtet as minimale për trajtime mjekësore.
”Për momentin nuk ka asnjë përmirësim në shëndetësi, si ka qenë më para njëjtë edhe tash. Sidomos në Kërçovë asgjë nuk është investuar, megjithëse për vete jam i shëndoshë, por deri tash asgjë, asnjë derë nuk është vënë aty jo më tjetër çka.”
”Mendoj se gjendja e spitaleve është më e mirë në krahasim para dhjetë viteve të shkuara.”
“Kam përvojë në këtë drejtim, kur kam shkuar te dikush për vizitë te ndonjë i afërm në spital, jam ndeshur me gjëra të frikshme. Derisa e shihnim të sëmurin, nëpër mure ecnin buburreca rreth kokës së pacientit. Ndeshem shpesh me kësi situatash, ose thënë më shkurt nuk jam aspak i kënaqur”.
“Në nivel shtetëror nuk shoh përparim në sektorin e shëndetësisë”.
”Gjithçka funksionon, por doktorët nuk funksionojnë. Mos dashtë Zoti të ketë nevojë njeriu të shkojë në spital”
“Dikush ankohet, dikush falënderohet, varet si të qëllon. Kot që është “Termini im”, shko në gjashtë të mëngjesit, të japin numër pesë dhe duhet të jeshë i pari, por kur hyn për kontroll bëhet ora 11”.
Sipas të dhënave që Ministri Todorov i prezantoi, në indeksin shpenzues të shëndetit evropian, sistemi shëndetësor në Maqedoni ka përparuar për 11 vende, ndërkaq pavarësisht këtij përparimi, sipas qytetarëve, gjendja reale nëpër spitalet e vendit lë shumë për të dëshiruar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht