LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala: Sigal Prishtina ridëshmon cilësinë e basketbollit të Kosovës

Ministri Shala: Sigal Prishtina ridëshmon cilësinë e basketbollit të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e uron ekipin e Sigal Prishtinës për suksesin e arritur duke u shpallur për të dytën herë radhazi kampion i Ligës Ballkanike në basketboll (BIBL).

Ngadhënjimi i Sigal Prishtinës shënon një rekord të ri në BIBL ligë, ngase dy herë radhazi arrin të kurorëzohet me titullin e kampionit në dy vite të njëpasnjëshme. Kjo fitore është edhe një ridëshmim për cilësinë dhe traditën që ka basketbolli në Kosovë, dhe përbën edhe një hap historik të basketbollit dhe sportit kosovar, tha ministri Shala.


Ministri Shala me entuziazëm e ka përcjellë dhe mirëpritur suksesin që ka arritur Sigal Prishtina duke avancuar edhe më shumë sportin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ministri Shala bashkë me stafin e MRKS-së po punojnë intensivisht dhe po përkrahin sportin në përgjithësi, në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin dhe afirmimin e sportit kosovar duke u fokusuar në masivizimin e sportit dhe punën me gjeneratat e reja që pjesëmarrja e garuesve kosovarë të jetë sa më konkurruese.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori