Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në “Konferencën informuese për legjislacionin e produkteve të ndërtimit”, theksoi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociim (MSA) dhe hyrjes në fuqi janë hapur rrugë që prodhimet e Kosovës të plasohen në tregun evropian.
Ministri Shala potencoi se “Ne si ministri jemi të përkushtuar që të rrisim mbështetjen për këtë industri, në hulumtimin dhe njohjen e tregut, në dizajnimin dhe mbështetjen e prodhuesve për certifikimin e produkteve të tyre me skema të veçanta të subvencioneve përmes KIESA-sw, në mënyrë që të rritet konkurrenca për t’iu qasur tregjeve të jashtme që ta përmirësojmë bilancin tregtar. Po ashtu edhe ngritja dhe funksionalizimi i shtyllave të infrastrukturës së cilësisë janë kërkesa të rëndësishme që dalin nga MSA (neni 80), ku Kosova duhet t’i marrë masat e nevojshme në mënyrë që gradualisht të arrijë përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së”.
Ai shtoi se lidhur me këtë, MTI ka ndryshuar së fundmi kornizën ligjore për vlerësim të konformitetit, standardizim, akreditim dhe metrologji dhe njëkohësisht jemi duke përafruar legjislacionin sektorial për fushat që janë kompetencë e MTI-së duke i dhënë fokus edhe implementimit të tij, si dhe duke u angazhuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe të shërbimeve të shtyllave të infrastrukturës së cilësisë.
Shala shtoi se Kosova ka bërë një hap të madh përpara dhe me miratimin e Ligjit për Produktet e Ndërtimit, i cili u miratua në nëntor të vitit 2018, e që së shpejti do të hyjë në fuqi, ku do të rregullohen shtyllat e infrastrukturës së cilësisë në fushën e ndërtimit.
Në fund, Shala ka sqaruar se ky Ligj është vetëm një pjesë e një procesi më të gjerë të zhvillimit nëpër të cilin duhet të kalojmë dhe që ka gjasa të marrë kohë për të përfunduar plotësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët