Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka folur lidhur me vizitën e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë dhe për anulimin e vizitës së tij në Banjë të Skenderajt.
Sipas ministrit serb, e gjithë atmosfera u krijua për të përgatitur një incident.
“Fillimisht thanë që Vuçiq të mos vijë në Ujman, kërcënuan me arrestimit dhe se do të kalojë si Marko Gjuriq… Kur Presidenti vendosi të fillojë vizitën nga Ujman, atëherë kjo krijoi një reaksion zinxhiror të autoriteteve të Prishtinës. U shqetësuan pse presidenti donte të tregonte se ne mund të ndërtonim një jetë më të mirë për njerëzit poshtë, me mesazhe të mira dhe të qeta. Kur dështoi ndalimi i autoriteteve të Prishtinës, atëherë ndodhi një incident në fshatin Banjë. Protestat u orkestruan dhe u organizuan. Kishte edhe informacione të inteligjencës se disa individë kishin armë. Nuk e dimë nëse kjo do të shkaktonte përfshirjen e një numri të madh të njerëzve me armë”, ka thënë Stefanoviq, për gazetën serbe “Kurir”.
Stefanoviq arsyeton mos shkuarjen e Vuçiqit në Banjë, duke thënë se “kur keni një profil të tillë të njerëzve, veteranëve të luftës, ‘ish-anëtarë të organizatave terroriste’, kjo mund të çojë në përdorimin e armëve të zjarrit dhe e gjithë situata të përshkallëzohej”, përcjell Telegrafi.
“Kjo është arsyeja pse presidenti vendosi të mos rrezikojë popullatën e Banjës, sepse ai nuk shkoi për të rënduar pozicionin e tyre, por për t’i ndihmuar”.
Më tej, ministri serb ka thënë se presidenti Vuçiq gëzon mbështetje absolute nga partitë dhe qeveria për zgjidhje e çështjes së Kosovës.
“Ende është duke u kërkuar zgjidhja, sepse, siç e shihni, nuk ka gatishmëri as te shqiptarët, as në BE. Të gjithë për vite me radhë na kanë shtyrë që të dalin me një lloj zgjidhjeje dhe kur ne fillojmë ta kërkojmë në çfarëdo drejtimi – asgjë nuk bëhet”.
Ai ka thënë gjithashtu se kërkesa e palës kosovare se Asociacioni do të formohet kur të anëtarësohet Kosovë në OKB, “tregon se dikush nuk po e mban fjalën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite