LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi: Shqetësuese ulja e dënimit për vrasësin e Valbona Ndrecaj dhe vajzës së saj

Ministri Selimi: Shqetësuese ulja e dënimit për vrasësin e Valbona Ndrecaj dhe vajzës së saj

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me lajmin për uljen e dënimit për vrasësin e Valbona Ndrecaj dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecaj.

Selimi në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se politika e dënimeve mbetet një nga sfidat e sistemit tonë të drejtësisë.

Siç ka shkruar ai detyrë e tij si ministër është garantimi i një sistemi gjyqësor efikas, të pavarur, të paanshëm dhe i qasshëm për të gjithë.


“Lajmin për uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecajn, e kam përcjellë me shqetësim të madh. Politika e dënimeve mbetet një nga sfidat e sistemit tonë të drejtësisë. Si ministër jam zotuar që politika do t’i mbajë duart larg drejtësisë̈, sado që kjo është e vështirë. Detyrë e imja është garantimi i një sistemi gjyqësor efikas, të pavarur dhe të paanshëm, i qasshëm për të gjithe”, ka shkruar Selimï.

Pjetër Ndrecaj dënohet me 24 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij
Lexo po ashtu Pjetër Ndrecaj dënohet me 24 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij

Sipas tij, drejtësia në vend nuk është e përkryer dhe se siç tha ai, Ministria e Drejtësisë me përkushtim do të vazhdoj në avancimin e sistemit të drejtësisë.

“Nuk dua të marr asnjëherë̈ merita kur një prokuror apo gjykatës i guximshëm ndjek dhe dënon zhvatësit e shtetit e të korruptuarit, se ajo është meritë e tyre. Por, në të njëjtën formë, jam i zotuar për të respektuar ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit. Drejtësia në vend nuk është e përkryer, por me të gjitha sfidat, mbetemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me guxim që ta avancojmë sistemin e drejtësisë”, ka shkruar tutje në Facebook, ministri Selim Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori