LAJMI I FUNDIT:

Ministri i ri i MPB-së, Ekrem Mustafa, flet për herë të parë pas marrjes së postit (Video)

Ministri i ri i MPB-së, Ekrem Mustafa, flet për herë të parë pas marrjes së postit (Video)

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa flet për  RTV Dukagjinin për herë të parë pas marrjes së postit. 

Ekrem Mustafa ka tri ditë që është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme.

Vendimin për emërimin e Mustafës në këtë pozitë e ka marrë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me kërkesën e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.


Mustafa i cili me profesion është mjek, thotë se është i përgatitur për këtë pozitë te re dhe për punët që e presin.

“Kam llogaritur në disa efekte ku ka ngecje, pak a shumë në emergjenca dhe në disiplinë pak më të ashpër në nivel të përgjithshëm të këtij dikasteri”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ekrem Mustafa.

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, pret që si vendim të tij të parë  të këtë anëtarësim e Kosovës në Interpol.

“Do të merrem me procese të cilat janë aktuale për momentin, duke llogaritur që Kosova pret anëtarësimin në Interpol dhe pret liberalizimin e vizave. Do të angazhohemi për t’i bind shtetet që Kosova i ka përmbush të gjitha kushtet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Punën e ish dy bashkëpartiakëve të tij e vlerësoi si punë të mirë, por që duhet të vazhdohet, me një intensitet edhe më të madh.

Kujtojmë, Ekrem Mustafa është ministri i tretë nga Alenaca Kosova e Re në krye të këtij dikasteri që nga formimi I qeverisë së re.

Flamur Sefaj ishte shkarkuar nga detyra pas dëbimit në Turqi të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Ndërsa Bejtush Gashit, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ia ka kërkuar  të lirojë detyrën./Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/725730781120115/