Ministri në detyrë i porsa emëruar i Financave, Lulëzim Rafuna, ka thënë se nuk duhet të mendohet opsioni i shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast të mosformimit të qeverisë.
Ai deklaroi se partitë duhet të merren vesh për miratimin e buxhetit për vitin 2020, në të kundërtën paralajmëron bllokadë financiare.
“Unë nuk kisha dashur që të kemi zgjedhje të reja por në variantin më ekstrem në qoftë se vinë zgjedhjet e reja si alternativë. Unë si Ministër i Financave nuk kisha këshilluar dhe kisha kërkuar që para se të mendohet të shkohet në zgjedhje të gjitha partitë politike që janë në prezent në kuvend të ulen dhe të dakordohen në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje pa një buxhet të aprovuar që të mos ketë asnjë ngecje në pagesa, në qoftë se shkojmë në zgjedhje pavarësisht a shkon në mars apo në prill ne nuk do të kemi mundësi asnjë pagesë të vetme ta bëjmë”.
Rafuna thotë se ende nuk ka ndonjë plan konkret se si të vihet deri te miratimi i buxhetit, pasi që thotë se kjo situatë që po ndodh në Kosovë është për herën e parë dhe nuk ka ndonjë interpretim konkret nga kushtetuesja.
“Është një situatë që ndodhë për herë të parë në Kosovë, ne nuk kemi pasur në të kaluarën situata kur kemi një qeveri në detyrë e cila është zgjedhë nga legjislatura e kaluar e kuvendit ndërsa tani kemi një kuvend të ri, mirëpo i cili ende nuk e ka zgjedhur qeverinë e re të legjislaturës së 7. E kemi atë problemin tjetër, apo interpretimet e ndryshme që na vinë si rezultat i mungesës së një ligji për qeverinë, ku në mënyrë të detajuar do të kish me e përcaktua se çfarë ka të drejtë qeveria në detyrë apo qeveria në dorëheqje dhe cilat janë kompetencat e sajë”.
“Ende kem kohë edhe pak në qoftë se themelohet qeveria e re që ta propozojë një buxhet të cilin do ta rregullojnë sipas paraqitjeve publike që kanë deklaruar që do të jenë 12 ministri për arsye se buxhetin të cilin e kemi përgatitur ne është një buxhet me 21 ministri dhe në rast se nuk do të kemi qeveri atëherë duhet të shihen se cilët do të jenë rrugët ligjore dhe mundësitë që ta procedojmë një buxhet në kuvend, që të miratohet po e them në variantin më ekstrem që vendi të mos vie në një situatë që të mos kemi mundësi të mos kemi asnjë pagesë”, ka thënë Rafuna për ekonomiaonline.
Megjithatë ai thotë se si ministri kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se e kanë të gatshëm projektbuxhetin për ta dërguar për miratim.
“Sa i përket buxhetit të Kosovës unë kam dhënë çdo herë se si ministri e Financave kemi kryer detyrat ligjore kemi përgatitur buxhetin, kemi një projekt buxhet i cili edhe është dorëzuar në sekretariatin koordinues në zyrën e kryeministrit për tu proceduar tutje në qeveri për aprovim, mirëpo për shkak ndryshimit të rrethanave që kishim pas zgjedhjeve nuk është proceduar tutje duke pritur që do të kemi një qeveri që do të del prej Kuvendit tani të themeluar”.
Rafuna shpjegon se për muajin janar dhe shkurt kanë mundësi ligjore që të implementojnë buxhetin e vitit paraprak, ndërsa për muajin mars kanë dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit, pasi që duhet votimi në Kuvend i një dokumenti që lejon shfrytëzimin e buxhetit edhe për muajin mars.
“Duke pasur parasysh që jemi në muajin janar dhe shkurt ne kemi shfrytëzuar mundësitë ligjore që na takojnë që na i lejon ligji për menaxhimin e financave publike dhe tani në muajin janar i kemi bërë të gjitha shpenzimet ashtu siç e parasheh ligji për menaxhimin e financave publike me 1/12, po ashtu edhe për muajin shkurt veç kemi filluar që ti bëjmë përgatitjet që të mos kemi asnjë vonesë në çështjet e pagesave duke filluar prej pagave e pensioneve, socialeve e pagesave tjera, kurse sa i përket muajit mars duhet patjetër të vie një vendim prej kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe në muajin mars të ekzekutojmë pagesat, në rast se nuk e kemi vendimin nga kuvendi ne do të jemi të detyruar ligjërisht që asnjë pagesë të mos ta bëjmë në 1 mars”, thotë ai.
Por 1 prilli do të jetë bllokadë totale, pasi që sipas ministrit të detyrë të Financave nuk do të jetë e mundur të ekzekutohet asnjë pagesë.
“Në rast se e marrim vendimin prej kuvendit që lejon implementimin e buxhetit të vitit 2019 edhe për 1/12 për muajin mars atëherë ligjërisht do të jenë të detyruar që me 1 prill të mos bëjmë asnjë pagesë, që të mos vijmë deri tek kjo situatë duhet të gjendet një zgjidhje sa i përket aprovimit të buxhetit”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje