LAJMI I FUNDIT:

Ministri Reçica paralajmëron reformë të pensioneve dhe përkrahjes sociale

Ministri Reçica paralajmëron reformë të pensioneve dhe përkrahjes sociale

Kosova do të bëhet me rregullativën ligjore që do të zgjidh njëherë e përgjithëson dy bazat e shoqërisë që financohen nga shteti, atë të pensionistëve dhe të çështjeve sociale.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se gjatë punës që ai ka bërë si ministër ka pasur reforma të ndryshme në dikasterin që ai drejton.

Sipas tij, ligji për lehonat ka pësuar ndryshime. “Ky ligj ka një kosto buxhetore, ky ligj ka pasur një theks të veçantë edhe pas pushimit të lehonisë, gratë që kanë punuar të mund të vazhdojnë punën”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.


Ministri Reçica theksoi se edhe në fushën e pensionit do të ketë reforma.

“Do të punojmë në këtë drejtim, ne edhe pas shumë viteve pas luftës nuk kemi arritur të kemi një bazë të kësaj, ne kemi marrë veprime konkrete, nga janari kemi punuar për këtë gjë, kemi hartuar një koncept dokument i cili do të jetë bazament për këtë. Do të kemi një ligj unik për pensione dhe për fondin social. Kemi probleme me pensione të dyfishta, nuk mund të kushtëzohet një qytetar për pensionin kontributdhënës, ose me të familjeve të dëshmorëve”, ka thënë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skëndër Recica. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori