Ministri i Financave, Hekuran Murati me anë të njoftimi thotë se qysh në javën e parë janë regjistruar 1,000 vende pune në “Super Puna”.
Sipas Muratit, të gjithë të rinjtë që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen në këtë platformë.
“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, njofton ai. /Telegrafi/