LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mehaj takohet me ambasadoren kroate, Kroacia do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështes Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri Mehaj takohet me ambasadoren kroate, Kroacia do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështes Ministrinë e Mbrojtjes

Në vazhdën e takimeve të tij, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Me këtë rast, ambasadorja Barišić, uroi ministrin Mehaj për detyrën e re dhe premtoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre.

“Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e thellë për Republikën e Kroacisë, për përkrahjen e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai, gjithashtu, e vlerësoi me rëndësi të madhe mbështetjen për zhvillimin e kuadrove profesionale me shkollimet dhe trajnimet në qendrat specialistike dhe akademinë ushtarake të ofruar në vazhdimësi si dhe përvojën e forcave kroate në fushën e operacioneve paqeruajtëse, industrinë e mbrojtjes dhe fushave tjera specifike”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes.


Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

“Ambasadorja Barišić gjatë vizitës u shoqërua nga ana e atasheut ushtarak i akredituar për Kosovë, kolonel Marijana Pleša Čadonić e cila realizoi edhe takimin lamtumirës me rastin e përfundimit të detyrës së saj. Për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të ministrive të dy vendeve, ministri Mehaj e dekoroi me medaljen për shërbim të shquar”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori