LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mehaj gjenerali Corell dhe ambasadori Hovenier vlerësojnë bashkëpunimin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s

Ministri Mehaj gjenerali Corell dhe ambasadori Hovenier vlerësojnë bashkëpunimin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, ministri Mehaj ka falënderuar gjeneralin Corell dhe ambasadorin Hovenier dhe u shprehu mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe bashkëpunimin, tani në vitin e 11-të, të shkëlqyeshëm bilateral.

Në njoftimin nga ky takim thuhet se ministri Mehaj ka rikujtuar disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, Stërvitjen “Defender-Europre ’21”, përgatitjet për “Defender-Europe’23”, si dhe misionet tjera paqeruajtëse të radhës në bashkë-zbarkim me trupat amerikane.


Njëkohësisht, ai rikujtoi se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të SHBA-së si shtet mik, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, përmes Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë.

Gjenerali Corell vlerësoi shumë lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe konfirmoi përkrahjen e plotë, për aktivitetet e tjera të përbashkëta me FSK-në, të cilat tashmë po dëshmojnë nivel të lartë të profesionalizmit, prandaj vlerësoi se mbeten të përkushtuar që bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori Hovenier, theksoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori