LAJMI I FUNDIT:

Lluka dhe Zeka diskutojnë për zhvillimet ekonomike në vend

Lluka dhe Zeka diskutojnë për zhvillimet ekonomike në vend

Zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë sektorët që mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), kanë qenë temat që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka diskutuar gjatë takimit që zhvilloi sot me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka.

Me këtë rast, ministri Lluka e ka vlerësuar rolin e OEAK-së në mbështetje të bizneseve përmes pjesëmarrjes aktive në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, duke theksuar se bashkëpunimi mes MZHE-së dhe OEAK-së do të vazhdojë edhe më tutje.

Lluka kërkoi që Oda Ekonomike Amerikane të jetë urë ndërlidhëse e bashkëpunimit në mes kompanive Amerikane dhe investitorëve të fuqishëm në interes të Kosovës dhe MZHE-së.
Kreu i MZHE-së është ndalur te rëndësia e zhvillimit të sektorëve strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit dhe ndërmarrjeve publike, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.


Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka falënderuar Ministrin Lluka për gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të përmirësimit të mjedisit për zhvillimin e bizneseve, përkatësisht zhvillimin ekonomik.
Ndër temat tjera që u diskutuan ishte edhe furnizimi i rregullt dhe stabil me energji, zhvillimi i BRE-ve dhe rritja e Efiçiencës së Energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori