LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka do ta vizitoj Postën e Kosovës

Ministri Lluka do ta vizitoj Postën e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot pritet ta vizitoj Postën e Kosovës. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve të kësaj ndërmarrje publike.

Vizita e sotshme në Postën e Kosovës, për ministrin Valdrin Lluka është e para që nga marrja e detyrës së ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Pas takimit, ministri Lluka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha do të mbajnë një konferencë për media.


Ndryshe vizita do të jetë në orën 16:30 në ish-ndërtesën e PTK-së. /Telegrafi/