LAJMI I FUNDIT:

Ministri Likaj konfirmon se gjysmëvjetori i dytë fillon më 18 janar

Ministri Likaj konfirmon se gjysmëvjetori i dytë fillon më 18 janar
Foto: Arkiv

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, që të bëhen përgatitjet e nevojshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Likaj ka pohuar se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të fillojë më 18 janar, teksa ka thënë se parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, transmeton Telegrafi.

“Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh”, ka shkruar ai një postim në Facebook.


Më tej, në shkrimin e bërë, ai ka theksuar se ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.

“Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, ka thënë ai.

Theksojmë se gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor kishte përfunduar më 18 dhjetor, për shkak të situatës epidemiologjike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori