LAJMI I FUNDIT:

Ministri Latifi flet në SHBA për planin për transformimin e shëndetësisë dhe kërkon mbështetje për qendrat e ekselencës

Ministri Latifi flet në SHBA për planin për transformimin e shëndetësisë dhe kërkon mbështetje për qendrat e ekselencës

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka shpalosur planin e tij të transformimit të shëndetësisë së Kosovës në Valhalla – Nju York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio – ku më parë Dr. Latifi ishte kryeshef i Departamentit të Kirurgjisë.

​Në këtë konferencë, ministri Latifi, mbajti ligjëratën kryesore të këtij takimi vjetor shkencor me titull “Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës, përmes Qendrave Klinike të Ekselencës”, nga këndvështrimi i kirurgut të traumës dhe Kryeshefit të Kirurgjisë dhe tash Ministër i Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë këtij prezantimi, ministri Latifi foli për sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion.


Ai tha para të pranishmëve se “rindërtimi i shëndetësisë së Kosovës duhet të bëhet në bazë të dhënave shkencore dhe kërkesave klinike si dhe në bazë të gjetjeve studimore, analizave të shumta të bëra nga agjenci të ndryshme studimi, përfshirës edhe ato ndërkombëtare”, duke përfshirë edhe studimin e iniciuar nga vet ministri Latifi me lidershipin e shëndetësisë në Kosovë.

​Të pranishmit në këtë konferencë treguan interes për shpalosjen para tyre të përvojës si ministër i Shëndetësisë së Kosovës dhe planifikimin për rindërtimin e një sistemi shëndetësor të bazuar në shtatë shtylla dhe 13 qendra të Ekselencës.

​Ministri Latifi me këtë rast është takuar edhe me Profesorin e Touro University,  Dr. Salomon Amar, ku të dy biseduan për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore, si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Universitetit Toro, duke involvuar edhe kompanitë bioteknologjike të Izraelit dhe institucionet e tjera.

​Ministri Latifi, në kuadër të kësaj vizite të para zyrtare në SHBA, do të vizitojë të hënën më 9 maj spitalin Ushtarak Walter Reed dhe Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington.

​Po ashtu, ai do të marr pjesë edhe në darkën për festimin e punëtorëve shëndetësor, të organizuar nga “Project Hope”.

​Më pas ministri Latifi, ai do të udhëtojë për në Universitetin e Arizonën, ku do të takohet me udhëheqësit e Kolegjit të Mjekësisë dhe Sistemit Spitalor Banner Health.

​Të gjitha këto takime, do të bëhen me qëllim të kërkimit të bashkëpunimit për implementim e Qendrave të Ekselencës, të parapara me programin gjithëpërfshirës të transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori