Ministri Latifi dhe minsitri izraelit bisedojnë për rritjen e bashkëpunimit në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi së bashku me ministrin për Bashkëpunim Regjional nga Izraeli, Esawi Frej dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan sot Shërbimin Spitalor të Kosovës, përkatësisht Klinikën e Pediatrisë.
Në këtë takim, ministri Latifi e informoi ministrin e Izraelit Freji, për sistemin shëndetësor të Kosovës, në theks të veçantë për shërbimet në Klinikën e Pediatrisë.
Latifi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Qeverinë e Izraelit, pasi që të dy vendet kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore, ndërsa veçoi mbështetjen e Izraelit për shërimin e fëmijëve kosovarë.
Deri më tani, janë 6 fëmijë nga Kosova të cilët janë kuruar në Izrael, dhe për këtë ministri Latifi, u shpreh se është mirënjohës për një kontribut të tillë.
Njëherësh, ministri Latifi e falënderoi shtetin e Izraelit për kontributin e dhënë në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, duke thënë se pret që në të ardhmen ky bashkëpunim të intensifikohet në kuptim të shkëmbimit të përvojave të mjekëve dhe infermierëve dhe avancimit të shkathtësive të tyre klinike.
Ndërsa, ministri izraelit Esawi Freji tha se Qeveria e Izraelit, e ka në prioritet bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës, duke i vlerësuar si të rëndësishme raportet miqësore dhe bashkëpunimin korrekte në mes dy vendeve, sidomos për shërimin e fëmijëve nga sëmundje që nuk mund të trajtohen në Kosovë.
“Jemi të gatshëm si kurdo herë që të kontribuojmë në përmirësimin jo vetëm të infrastrukturës shëndetësore, por edhe më përgatitjen e kuadrove shëndetësore kosovare”, tha ministri Freji.
Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe Simon Fisher, drejtor ekzekutiv i organizatës “Save the Child Hart”, i cili deklaroi se fëmijë të tjera nga Kosova do të shërohen në Izrael, për probleme të ndryshme shëndetësore.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, falënderoi Qeverinë dhe shtetin e Izraelit për të gjithë mbështetjen dhe kontributin e dhënë për Kosovën. Ndërsa, drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, shprehu konsideratën e tij për delegacionin nga Izraeli, duke shpresuar në bashkëpunim të vazhdueshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë