LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi takoi shefen e UNICEF-it, Laila Omar Gad

Ministri Krasniqi takoi shefen e UNICEF-it, Laila Omar Gad

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim lamtumirës me shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar shefen e UNICEF-it në Kosovë për përkrahjen që e ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë.

Ai e ka njoftuar atë lidhur me ecurinë e implementimit të ligjit për pasurimin e miellit si dhe furnizimin me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë.


Ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me UNICEF-in, me qëllim të realizimit të projekteve të tjera të interesit të përbashkët.

Nga ana e saj, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, vlerësoi përkushtimin e ministrisë për të avancuar zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të organizatës për të përkrahur edhe më tej MBPZHR-në. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori