Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi sot në Berlin ka marrë pjesë në Samitin e 7-të të Ministrave të Bujqësisë.
Para 61 ministrave, përfaqësuesve të Bankës Botërore, Komisionit Evropian, Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së, e organizatave tjera, që ishin pjesëmarrës në Samit, Ministri Krasniqi ka mbajtur një fjalë rasti.
Në fjalën e tij, ministri Krasniqi ka folur për zhvillimet e deritanishme në bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë. Ai tha se bujqësia në Kosovë dita ditës po zhvillohet dhe interesimi për të po rritet.
Bujqësia, tha ministri Krasniqi, mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Kosova e ka vendosur bujqësinë dhe zhvillimin rural lart në prioritetet tona, duke dyfishuar së fundmi buxhetin për këtë fushë. Por, edhe mbështetja nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare ka qenë mjaftë e rëndësishme”.
Me këtë rast, ministri Krasniqi e ka falënderuar Qeverinë gjermane për ndihmën e vazhdueshme përmes GIZ, si dhe vlerësoi lartë mbështetjen nga USAID, Banka Botërore, Komisioni Evropian, etj.
Temë qendrore e Samitit të sivjetshëm ishte “Kërkesa në rritje për ushqim, lëndë të para dhe energji: mundësi për bujqësinë, sfida për sigurinë e ushqimit”
Duke folur në kontekstin e temës së Samitit, ministri Krasniqi ka thënë: “Ne pajtohemi se bioekonomia është e rëndësishme dhe ofron mundësi të reja edhe për sa i përket zhvillimit dhe punësimit. Por, në pajtim me sfidën e tretë qe theksohet në Deklaratën e Samitit, të gjithë kemi përgjegjësi që të sigurohemi se prodhimi dhe sigurimi i ushqimit e mban primatin në raport me prodhimin e bioenergjisë.
Në këtë drejtim, sfidat shkojnë përtej konkurrencës së ushqimit me bioenergjinë dhe përfshijnë ndryshimet klimatike, rritjen e popullsisë, migrimin rural-urban, tjetërsimin e tokës bujqësore, etj. Por, është e mundshme dhe është në përgjegjësinë tonë që të hartojmë dhe implementojmë politika koherente që mundësojnë përmirësimin e gjendjes ekzistuese dhe adresimin e sfidave të së ardhmes”.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Krasniqi i ka dhënë mbështetje Deklaratës finale të Samitit të Ministrave.
Në margjina të Samitit, ai ka biseduar me shumë homologë nga vende të ndryshme por edhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me bujqësinë dhe zhvillimin rural. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët