LAJMI I FUNDIT:

Ministri i jashtëm i Turqisë: Austria kryeqytet i racizmit radikal

Ministri i jashtëm i Turqisë: Austria kryeqytet i racizmit radikal

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu, ka quajtur Austrinë kryeqytet të racizmit radikal të premten, pasi kancelari Christian Kern ka sugjeruar të përfundojnë bisedimet për pranimin në Bashkimin Evropian me Ankaranë, shkruan Reuters.

Në një intervistë me transmetuesin TGRT Haber, Çavusoglu tha se komentet e Kern-it, kanë nxitur pjesërisht goditjen e autorëve të dyshuar të grusht shtetit të dështuar që ndodhi muajin e kaluar, dhe se ato fjalë ishin  të shëmtuara.

“Kancelari austriak duhet së pari t’i hedh një sy vendit të tij. Një nga tendencat që është armik i të drejtave dhe vlerave njerëzore është racizmi, dhe sot Austria është kryeqyteti i racizmit radikal “, tha ai.


Kern, tha të mërkurën se do të fillojë një diskutim mes krerëve evropianë të qeverisë për të lënë bisedimet me Turqinë duke përmendur deficitet demokratike dhe ekonomike.

Bisedimet kanë bërë përparim të ngadaltë prej që filluan në vitin 2005, me vetëm një nga 35 kapitujt e nevojshëm, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori