Një ministër turk ka pohuar se "luftërat e shenjta së shpejti do të fillojnë" në Evropë, në dritën e humbjes së liderit të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, në zgjedhjet Holandë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Mevlut Çavusoglu, ministri i jashtëm turk, nuk e ka mirëpritur fitoren e partisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD).


"Tani zgjedhjet kanë përfunduar në Holandë... kur ju shikoni shumicën e partive, ju nuk shihni ndonjë dallim në mes të socialdemokratëve dhe fashistit Wilders", tha ai, sipas një përkthim nga Hurriyet.

"Të gjithë kanë të njëjtin mentalitet... Ju keni filluar të shkatërroni Evropën. Ju po e tërhiqni Evropën drejt një humnere. Luftërat e shenjta së shpejti do të fillojnë në Evropë”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/