LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit, Gvir: Duhet ta pushtojmë Gazën dhe të qëndrojmë atje – pastaj të inkurajojmë palestinezët të largohen

Ministri izraelit, Gvir: Duhet ta pushtojmë Gazën dhe të qëndrojmë atje – pastaj të inkurajojmë palestinezët të largohen

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir, ishte në mesin e atyre figurave qeveritare të përmendura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa Afrika e Jugut inicioi rastin e gjenocidit kundër izraelitëve.

Avokatët më pas cituan komentet e bëra në një intervistë televizive, ku ai kishte pohuar se “kur themi se Hamasi duhet të shkatërrohet, do të thotë gjithashtu ata që festojnë, ata që e mbështesin… të gjithë janë terroristë dhe të gjithë duhet të shkatërrohen”.

Ai gjithashtu ka pohuar disa herë se Izraeli duhet të qëndrojë në Gaza, duke thënë se është një “mundësi për t’u përqendruar në inkurajimin e migrimit të banorëve”, raporton skynews.


Ben Gvir me sa duket ka shkuar një hap më tej, në komentet e bëra gjatë një interviste në televizionet izraelite.

Ai thotë se dëshiron që tani Izraeli “të pushtojë Gazën dhe të qëndrojë atje”, më pas të nisë një “plan inkurajimi” për t’i bërë palestinezët të largohen.

CNN publikon video ku një militant i Hamasit i prenë në qafë pengjet e vdekura izraelite
Lexo po ashtu CNN publikon video ku një militant i Hamasit i prenë në qafë pengjet e vdekura izraelite

I pyetur nëse është i gatshëm të dëbojë palestinezët nga territori, ai thotë se “sigurisht se po. Nëse vendosim, ne mund ta bëjmë”.

Ben Gvir, figurë e shquar në qeverinë e Benjamin Netanyahut, është dënuar më parë nga SHBA-ja për retorikë “e papërgjegjshme” ndërsa komentet e fundit do të ringjallin akuzat se Izraeli synon të kryejë spastrim etnik në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori