LAJMI I FUNDIT:

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Kryeministrja italiane Giogria Melon po ballafaqohet me një problem në qeverinë e saj, pasi ministri i Kulturës ka pranuar se ka patur aferë me një influencuese të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri, shkruan Politico.

Gjatë një interviste dhënë për transmetuesin publik RAI të mërkurën mbrëma, Gennaro Sangiuliano, i besuari i Melonit, tha se ka ofruar dorëheqjen tek kryeministrja, por se ajo ka refuzuar dorëheqjen e tij, transmeton Telegrafi.

Ky veprim vjen si përgjigje pas skandalit që “shpërtheu” javën e kaluar kur Maria Rosaria Boccia, influencuese njoftoi në Instagram se ka një rol të ri si këshilltari për evente të mëdha pranë ministrisë së Kulturës – pretendim ky që është mohuar nga ministria.


Boccia më pas publikoi dokumente dhe fotografi të veta gjatë një udhëtimi zyrtar me Sangiuliano – përfshirë vizitat që ajo tha se kishin lidhje me takimin e radhës të G7 në Positano të Italisë.

Ministri që është i martuar, pranoi se Boccia e kishte shoqëruar atë në udhëtime zyrtare, duke pretenduar se ai fillimisht i kishte ofruar asaj një detyrë “të cilën më vonë e anuloi” pasi u këshillua se do të kishte konflikt interesi duke marrë parasysh lidhjen “personale dhe sentimentale”.

Gjatë intervistës plot emocion, Sangiuliano këmbëngulte se para publike nuk është përdorur për të paguar udhëtimet e tij me Boccia, dhe se ajo nuk kishte qasje në dokumente konfidenciale.

Ai me lot në sy i kërkoi falje gruan dhe Meloni “për turpin që i shkaktoi asaj dhe qeverisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori