Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u takua sot me delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga Marco Mantovanelli – përfaqësues rezident i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni.
Qëllimi i këtij takimi njoftues ishte diskutimi dhe konfirmimi i prioriteteve në agjendën e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve si dhe projektet e Bankës Botërore që ofrojnë mbështetje efektive për institucionet kosovare. Në veçanti u diskutua për projektin “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksporte”, që ka si synim kryesor ngritjen e kapaciteteve në infrastrukturën e cilësisë; reformën gjithëpërfshirëse të inspeksioneve në Kosovë si dhe rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksporteve të ndërmarrjeve kosovare.
Ministri Hasani informoi delegacionin e Bankës Botërore me përpjekjet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për intensifikimin e aktiviteteve në përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe eliminimin e barrierave administrative për investitorët e huaj dhe bizneset në përgjithësi.
Ministri Hasani shprehu gatishmërinë e tij për implementimin efikas të këtyre projekteve por gjithashtu kërkoi mbështetje edhe në identifikimin dhe dizajnimin e projekteve të reja që do të mund të realizohen me Bankën Botërore dhe që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e importeve dhe rritjen e konkurrushmerisë dhe eksporteve si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Në anën tjetër, udhëheqësi i BB-së për Kosovë, Mantovanelli e përgëzoi ministrin Hasani për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës në realizimin e projekteve strategjike të institucioneve kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?