LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hasani priti ambasadoren e Finlandës, zotime për vazhdim të bashkëpunimit

Ministri Hasani priti ambasadoren e Finlandës, zotime për vazhdim të bashkëpunimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall.

Ministri Hasani e informoi ambasadoren Stjernvall për punët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për projektet që janë duke u realizuar dhe klimën e biznesit në Kosovë.

“Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Finlandës, dhe jam shumë mirënjohës për projektin për konkurrushmërinë në sektorin privat. Ne si MTI përfshijmë shumë fusha të sektorit privat dhe jemi shumë të përkushtuar për reforma ekonomike, që të jemi në hap me marrëveshjet që dalin nga MSA-ja”, tha ministri Hasani.


Sipas kumtesës për media, ministri po ashtu e njoftoi ambasadoren për mbështetjen e ndërmarrjeve që është duke iu bërë për ta ndryshuar bilancin tregtar.

Hasani tha se janë duke u punuar shumë edhe në fushatë e metrologjisë, akreditimit dhe standardizimit, që janë parakushte për të eksportuar në tregun evropian.

Ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë për të vazhduar kooperimin dhe bashkëpunimin me ministrin Hasani në fushatë ku vlerësohet si më e nevojshme.

Ambasadorja Stjernvall tha se në Kosovë i ka bërë përshtypje rinia, e që sipas saj, shumë vende të tjera nuk e kanë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori