Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington, është pritur në takim nga përfaqësues të Bankës Botërore.
Ministri Hasani është pritur nga Javier Suarez, Menaxheri i Bankës Botërore për Tregti dhe Konkurrencë për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, Damien Shiels dhe Daria Laverentieva, zyrtare për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropës dhe Azisë Qendrore.
Ministri Hasani me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës e në veçanti Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ai ka çmuar lartë angazhimin dhe përkushtimin e madh të Bankës Botërore. Sipas ministrit Hasani Banka Botërore ka qenë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim u bisedua për fillimin e implementimit sa më të shpejtë të projektit për Rritjen e konkurrueshmerisë dhe promovimit të eksportit, i cili do të ndihmojë institucionet e Kosovës në aspektin e përpilimit dhe zbatimit të strategjive dhe politikave zhvillimore, krijimit dhe zhvillimit të ambientit operacional për zhvillimin e ndërmarrjeve si dhe konsolidimit të mëtejmë të dialogut publiko-privat, i cili kap një vlerë prej 14,5 milionë euro.
Po ashtu është shqyrtuar edhe mundësi e investimit në tregti dhe komunikacion, një projekt rreth 15 milionë dollarësh.
Kurse përfaqësuesit e Bankës Botërore i konfirmuan ministrit Hasani përkrahjen për Kosovën për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së të bërit biznes.
Në këtë takime u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në fushën e tregtisë dhe industrisë në Kosovë, progresin në implementimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Cilësi e lartë, çmime të ulëta, me shumë KM – Petrol Company, partneri juaj i besuar!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?