LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hajrulla Çeku padit për shpifje deputetin e LDK-së, Besian Mustafa

Ministri Hajrulla Çeku padit për shpifje deputetin e LDK-së, Besian Mustafa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka dorëzuar një padi për shpifje ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa.

Çeku ka bërë të ditur se para disa ditësh kishte shkruar një analizë për, siç e quan ai, “mungesën e konsistencës në qëndrimet publike të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku”, pas së cilës Mustafa kishte reaguar brenda dy orëve.

Sipas Çekut, reagimi i Mustafës nuk përmbante asnjë kundër-argument, por vetëm akuza të pabaza dhe shpifje.


“Aty kishte vetëm shpifje. Nga pretendimi për një ‘hall financiar’ te projektet e stadiumeve, deri te ai për ‘subvencione 257 mijë euro për vëllain tim’,” ka shkruar Çeku në një postim publik.

Ministri ka deklaruar se fillimisht i ka kërkuar Mustafës që të tërheqë deklaratat dhe të kërkojë falje, por pasi kjo nuk ndodhi, ai vendosi të ndjekë rrugën ligjore.

“Pasi nuk reflektoi brenda këtij afati, padinë për shpifje e dorëzova sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës,” ka njoftuar Çeku më 24 mars 2025.

Në përplasjet mes tyre, Çeku ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për, siç thotë ai, një qëndrim kontradiktor mbi ambiciet për postin e kryeministrit.

Nga ana tjetër, Mustafa ka reaguar duke akuzuar Çekun për tenderë dhe subvencione të dyshimta, duke përmendur kontrata në vlerë prej 56 milionë eurosh të nënshkruara në nëntor 2024 dhe ndarjen e fondeve për organizatën ‘Ec ma ndryshe’, të cilën ai e ka drejtuar më parë.

Përplasjet mes të dyve vazhdojnë, ndërsa çështja tashmë është në duart e drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-u drejtohet me letër partive politike, ua kujton dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë

KQZ-u drejtohet me letër partive politike, ua kujton dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë

Lajme
Komentuesi nga Kosova e pyet a u mërzit për Dodikun, përgjigjet Rama: Një pjesë e juaja nuk mbush fare

Komentuesi nga Kosova e pyet a u mërzit për Dodikun, përgjigjet Rama: Një pjesë e juaja nuk mbush fare

Lajme
“Kerveshi & Partners”, firma ligjore më e suksesshme në Kosovë – e para në ranglistën e “The Legal500”

“Kerveshi & Partners”, firma ligjore më e suksesshme në Kosovë – e para në ranglistën e “The Legal500”

Lajme
Dyshohet se e detyroi një grua t'i jap para, ndalohet një person në Gjilan - përfitoi rreth 50 mijë euro

Dyshohet se e detyroi një grua t'i jap para, ndalohet një person në Gjilan - përfitoi rreth 50 mijë euro

Drejtësi
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Policia gjen zollë në Banjskë, e njëjta ishte prodhim i Serbisë

Policia gjen zollë në Banjskë, e njëjta ishte prodhim i Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori