LAJMI I FUNDIT:

Ministri estonez jep dorëheqje pas komenteve për Bidenin

Ministri estonez jep dorëheqje pas komenteve për Bidenin

Ministri i Brendshëm i Estonisë, Mart Helme thotë se do të japë dorëheqje pas komenteteve që bëri në lidhje me presidentin e zgjedhur, Joe Bidenin.

Ministri e quajti kandidatin demokrat dhe djalin e tij, Hunter si “tipa të korruptuar”.

Djali i Helmes, Martin, i cili është Ministri i Financave të Kombit, gjithashtu iu bashkua shfaqjes ku pretendoi se zgjedhjet ishin “të manipuluara”, raporton BBC.


Të dy janë anëtarë të Partisë Popullore Konservatore të Estonisë (EKRE) të ekstremit të djathtë.

Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid tha se ishte “në siklet” nga komentet e dy anëtarëve qeveritarë.

Në një deklaratë, ajo tha se ata kishin “dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët tanë dhe kishin hedhur dyshime mbi zgjedhjet demokratike estoneze”.

Theksojmë se Mart Helme tha se po jepte dorëheqje për të ruajtur koalicionin e qeverisë së Estonisë.

Ndryshe, Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Donald Trumpit që ka 214 sosh gjersa fituesi shpallet kanidati që siguron 270 vota. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori