LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik i Mbrojtjes: Të jemi gati të përdorim fuqi maksimale kundër Kinës dhe Rusisë

Ministri britanik i Mbrojtjes: Të jemi gati të përdorim fuqi maksimale kundër Kinës dhe Rusisë

“Britania duhet të forcojë kapacitetet e saj dhe të jetë gati për të përdorur ‘fuqi të rëndë’ kundër Rusisë dhe Kinës”.

Kjo është deklarata më e fundit e ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Uilliamson, që ka ndezur gjakrat me Moskën dhe Pekinin, teksa Londra përgatitet të vendosë anijet luftarake më të mëdha në ujërat e kontestuara të Paqësorit.

Duke dhënë një fjalim në Institutin e Shërbimeve Mbretërore në Londër, ai akuzoi Moskën se po “rigjallëron” dhe po rrit arsenalin ushtarak të saj për të arritur që të rivendosë nën orbitën e saj ish-shtetet sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina.


Shefi i mbrojtjes i Britanisë së Madhe sulmoi gjithashtu Pekinin, duke paralajmëruar audiencën se Kina po “zhvillon aftësitë e saj moderne dhe fuqinë tregtare”.

“Duhet të jemi të gatshëm për të treguar sjelljen më agresive të mundshme, të gatshëm për të forcuar elasticitetin tonë”, theksoi Uilliamson.

Politikani i bëri vërejtjet kur Londra përgatitet të dërgojë në detin jugor të Kinës, anijen e saj më gjigante luftarake, aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth, në një mision për të zbatuar të drejtat e lirisë së navigimit.

Uilliamson, 42 vjeç, është i njohur për nxitjen e Britanisë për të rivendosur rolin e saj si një fuqi ushtarake me ndikim në botë.

Ai gjithashtu bën shpesh deklarata bombastike, përcjell gsh. Në shtator, duke komentuar planet për të dërguar trupa britanike në Arktik, ai e quajti rajonin “oborrin e shtëpisë” të vendit të tij.

Në fund të vitit të kaluar, ai zbuloi planet për të ndërtuar baza ushtarake në Lindjen e Largët dhe në Karaibe, duke sugjeruar që ato do të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar të bëhet një “lojtar i vërtetë global” pas largimit nga BE.

Në trend Botë

Më shumë
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Evropa
Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Evropa
Pse Arabia Saudite është vendi i zgjedhur për bisedimet e Trump mbi Ukrainën?

Pse Arabia Saudite është vendi i zgjedhur për bisedimet e Trump mbi Ukrainën?

Evropa

"Garancia e sigurisë së SHBA" e vetmja rrugë drejt paqes në Ukrainë, thotë Starmer - përpara takimit të Trump

Evropa
Sa ndihma ka dhënë SHBA për Ukrainën?

Sa ndihma ka dhënë SHBA për Ukrainën?

Evropa
Një burrë nga Florida qëlloi vizitorët izraelitë duke menduar se ishin palestinezë, thotë policia

Një burrë nga Florida qëlloi vizitorët izraelitë duke menduar se ishin palestinezë, thotë policia

Amerika
Kalo në kategori