Në Ministri të Mbrojtjes, në organizimin e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit të Planifikimit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, u zhvilluan punimet e sesionit vjeshtor të Konferencës „FSK dhe Partnerët 2019“.
Sipas njoftimit për media në këtë konferencë morën pjesë ambasadorë dhe atashe të mbrojtjes nga vendet partnere si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Shqipëria, Kroacia, Italia, Turqia, Franca, Holanda, Belgjika, Çekia, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe për herë të parë edhe Jordania.
Në hapje të Konferencës morën pjesë: Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zv. ministri i Mbrojtjes Kadri Kastrati, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, U.d. sekretari i përgjithshëm i MM-së, Faruk Geci, drejtori i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s gjeneral brigade Michael Oberneyer, si dhe oficerë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FSK-së, KFOR-it dhe NALT-it.
Konferencën e shpalli të hapur ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, i cili në fjalën përshëndetëse theksoi rëndësinë e veçantë të Konferencës duke pasur parasysh periudhën intensive të aktiviteteve përmbyllëse të vitit të parë të tranzicionit.
Duke e vlerësuar si vit të suksesshëm, ministri Berisha theksoi se FSK-ja edhe me kapacitetet e tanishme është e gatshme t’i përkrahë partnerët dhe aleatët tanë të NATO-s.
“Një ndër objektivat e kësaj Konference është mbajtja dhe avancimi i partneritetit dhe dialogut mes FSK dhe partnerëve, në udhëtimin tonë të përbashkët gjatë fazës së tranzicionit”. Ai më pas njoftoi të pranishmit me të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, me të arriturat konkrete gjatë periudhës përkatëse duke theksuar se këto të arritura i atribuohen mbështetjes së madhe të partnerëve tanë dhe bashkëpunimit të thellë dypalësh me ta. FSK-ja edhe me kapacitetet e tanishme është e gatshme t’i përkrahë partnerët dhe aleatët tanë të NATO-s, në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe demokracisë, gjithkund në botë, sa herë që partnerët dhe aleatët tanë kanë nevojë për përkrahjen tonë. Të gjitha të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta dhe kjo histori suksesi është e Kosovës dhe e partnerëve tanë”, tha në fund ministri Berisha duke falënderuar shtetet partnere në krye me SHBA-të, NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në zhvillimin e FSK-së.
Drejtori i NALT-it gjeneral brigade, Michael G. Oberneyer, në fjalën e tij përshëndetëse shprehu kënaqësinë që udhëheq Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, në shërbim të zhvillimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, duke vlerësuar periudhën e organizimit të Konferencës si mundësi e mirë për të bashkërenduar aktivitetet e planit vjetor 2020 të NALT-it me planin vjetor 2020 të FSK-së.
Gjithashtu në një prezantim të veçantë u paraqit edhe Strategjia e NALT-it 2020-2022 ku përfshihen objektivat, detyrat, sfidat, struktura, niveli i angazhimit si dhe qasja këshilluese e NALT-it për FSK-në.
Gjeneral Oberneyer siguroi se mbështetja e NALT-it do të vazhdojë edhe më tej dhe falënderoi udhëheqjen e FSK-së për bashkëpunim si dhe uroi për sukseset e deritashme edhe pjesëmarrësit e Konferencës.
Në vazhdim të punimeve të Konferencës, sipas agjendës së përcaktuar nga oficerët e FSK-së, kolonel Hasan Hoxha, kolonel Haki Hoti dhe major Dedë Hyseni paraqitën prezantimet: Bashkëpunimi Ndërkombëtar, Procesi i Tranzicionit të FSK-së dhe Plani Vjetor 2020 me projeksionet edhe për periudhën 2021-2023.
Sipas njoftimit për media, në sesionin e pasdites, përfaqësuesit e delegacioneve nga vendet partnere prezantuan aktivitetet e realizuara të planeve të bashkëpunimit dypalësh me FSK-në për vitin 2019 dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në planet e vitit 2020.
“Për të finalizuar punimet e Konferencës, në delegacione të ndara u realizuan takime dypalëshe veç e veç ndërmjet delegacioneve të FSK-së dhe delegacioneve të vendeve partnere. Në këto takime u analizuan dhe vlerësuan fushat në të cilat nevojitet mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në zhvillimin e aftësive për periudhën 3-vjeçare dhe u finalizuan planet dypalëshe për vitin 2020 dhe hartimi i koncept-planit për periudhën 2021-2023”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vdes një 57 vjeçar në Zubin Potok – dyshohet se kreu vetëvrasje

Osmani takon ambasadorin e Irlandës, insiston në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët