LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Veliu dhe Selimi diskutojnë rreth Strategjisë për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit

Ministrat Veliu dhe Selimi diskutojnë rreth Strategjisë për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur sot në një takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me të cilin diskutuan për Strategjinë për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit 2020-2025.

Sipas një njoftimit për media, në bazë të këtij rishikimi janë vënë në pah rekomandimet që ndërlidhen me integritetin e policisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Faza e ardhshme e RFSSL-së do të jetë hartimi i Strategjisë për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit 2020-2025, e cila bazohet mbi temat e trajtuara gjatë fazës së rishikimit dhe rekomandimet e dala nga dokumentet e politikave”, thuhet në njoftim.


Siç thuhet tutje në njoftim, ministri Selimi tha se rekomandimet do të ndahen në katër kategori: sigurimi dhe pensionimi i policisë, integriteti i policisë, llogaridhënia e policisë dhe kapacitetet e policisë.

Nga ana e tij, ministri Veliu tha se disa sa nga këto rekomandime tashmë janë zbatuar ose janë në proces të zbatimit.

“U zotova që së bashku me menaxhmentin e policisë do të implementojmë rekomandimet e mbetura dhe njëkohësisht konfirmova se do të jemi pjesë integrale e hartimit të strategjisë së re”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori