Tarifat për taksën e dyfishtë ujore që po paguajnë bizneset e peshkut, po paraqesin sfidë të madhe për bizneset e kësaj veprimtarie, u tha në takimin që kishin përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Të njoftuar me këtë rast edhe gjatë takimeve të mëparshme që kishte OAK bashkë me ministrat, minsitri Matoshi premtoi se për një kohë të shkurtër do të merret vendim për heqjen e një takse e cila është e paligjshme dhe po i rëndon shumë bizneset.
Në takim ishin prezent edhe pronari i biznesit Trofta, Smajl Bytyqi dhe sekretari i Shoqatës së Prodhuesve të Mishit të Peshkut, Zymber Shabanaj, të cilët shpjeguan në hollësi rastin se si këto biznese paguajnë tarifa shumë të mëdha mujore për Hidro Drini, nga i cili uji nuk shfrytëzohet por gypat vetëm kalojnë andej, duke theksuar se mund të jetë logjike të vendoset një taksë për mirëmbajtje në bazë të m2 të gypave për kompanitë, por jo siç janë duke vepruar tani, duke vendos edhe taksë ujore, taksë për të cilën është e caktuar në bazë të ligjit vetëm MMPH.
Matoshi theksoi se është ithtar i faktit se bizneset nuk duhet të ngarkohen me taksa të rënda, e sidomos me të tilla joligjore andaj çështjen do ta ngrisë edhe në mbledhjen e Këshillit Ndërministror në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje në këtë drejtim.
Ndërsa, ministri Lluka theksoi se kjo taksë e dyfishtë është e panevojshme andaj është e rëndësishme që njëra nga to duhet të hiqet dhe për këtë ofroi përkrahje maksimale.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe deputeti Islam Pacolli, i cili theksoi se ministrat e subjektit që ai përfaqëson do të përkrahin maksimalisht biznesin, pasiqë ai është akteri kryesor i zhvillimit të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës