LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e financave të G7-së kritikojnë ashpër tarifat amerikane të çelikut dhe aluminit

Ministrat e financave të G7-së kritikojnë ashpër tarifat amerikane të çelikut dhe aluminit

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin u përball me kritika të ashpra të ministrave të financave të vendeve të G7-së, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja nga Amerika, për importet e çelikut dhe aluminit.

Bruno La Maire, ministri francez i financave, i zemëruar paralajmëroi se lufta tregtare mund të fillojë brenda pak ditësh.

Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross u takua me zëvendëskryeministrin kinez, Liu He në Pekin për të zbutur tensionet tregtare.


Nga ana tjetër, Presidenti Trump, nëpërmjet një postimi në Twitter vijon të këmbëngulë se SHBA-të kanë qenë të mashtruara në këtë tregti, përcjell Telegrafi.

Ai shprehu bindjen se tarifat e çelikut do të mbrojnë prodhuesit e çelikut në SHBA, të cilat ai thotë janë jetësore për sigurinë kombëtare.

Trump gjithashtu është ankuar për pengesat që firmat amerikane përballen në Evropë dhe gjetkë. /Telegrafi/