LAJMI I FUNDIT:

Ministër, mos vjedh!

Hajduti nuk mund të bëhet ministër, por ministri mund të bëhet i tillë, edhe pse më vonë doli se ministri qysh herët kishte qenë hajdut.

Edhe ministër edhe hajdut, sikurse edhe e bukur edhe tradhtare! Sa shpejtë ministri mund të bëhet hajdut, kurse hajdutët këtë e shikojnë me xhelozi, se përse nuk mund të bëhen ministra. Kësisoj del se për t’u bërë ministër do të duhej të mos kesh vepra paraprake të hajnisë, kurse pastaj imuniteti qeveritar mund ta mbulojë edhe këtë veprimtari të shëmtuar. Njëlloj, edhe vajzat e bukura mund të bëhet tradhtare, por tradhtaret assesi s’mund të bëhen të bukura, ngase tradhtia i shëmton njerëzit e bukur, ashtu siç shëmtohen ministrat në çastin kur vjedhin.


Le të vjedhin ore, mos vallë mua më vjedh, le ta vjedhin shtetin, i lumtë për këtë vepër, – fjalë dhe fjali që kalërojnë lirshëm në mendësinë e shoqërisë sonë. Kurse pas pak, po të njëjtit persona, i dëgjojmë duke u ankuar për gjendjen e vështirë socio-ekonomike, pse jo edhe kombëtare. Këta i harrojnë pohimet e tyre, thuajse vjedhja e zyrtarëve e dëmton vetëm shtetin dhe shteti nuk përkon fare me neve, duke harruar se shtetin e përbëjmë të gjithë, pavarësisht trajtimi i tij kundrejt neve. Kështu që, nëse shteti i kanalizon mjetet e arkëtuara prej grumbullimit të tatimit në xhepin e majtë të pantallonave, atëherë kundërpërgjigja jonë nuk duhet të jetë e njëjtë me të shtetit, por zhurmim të pandalshëm për këtë lloj të kriminalitetit, ngase duke e vjedh shtetin s’kemi bërë gjë tjetër, pos arsyetim të atyre vjedhjeve.

Kështu, Lëvizja Vetëvendosje, korrupsionit të lartë nuk iu përgjigj me korrupsion, por me protestë masive, motoja e së cilës ishte shumë e thjeshtë dhe e qartë, “Kundër hajnisë”! Madje kjo njëherësh ishte vetë alternativa dalëse prej kësaj balte të gjallë, që guximshëm vazhdon të gurgulloj në Kosovë, edhe pse zëvendëskryeministri në prononcimin e tij, potencoi se ‘neve në rend të parë na duhen alternativat, e jo protesta të atilla’, por ai s’kishte arritur dot ta kuptojë (edhe pse bëhet fjalë për një profesor të përgatitur) se alternativa e vetme që vendi të ecë përpara është të largohemi prej hajnisë zyrtare dhe jozyrtare.

Korrupsioni i lartë në Kosovë e dëmton dhe frenon thellë aspiratën e shtet-ndërtimit dhe shtet-zhvillimit të saj, faktor që reflektojnë edhe në kushtet e pranimit të këtij vendi në BE dhe NATO. Megjithëkëtë privim, shteti i Maqedonisë, i cili për nga kultivimi dhe vjelja e korrupsionit radhitet me shtetet e Afrikës, përskaj privimit të këtyre dyerve të mëdha, ai ka gjasë që së shpejti të shndërrohet në revoltë të padurueshme, me theks të veçantë te shqiptarët, sepse artikulimi i kërkesave legjitimi prej shqiptarëve, po hasë në një digë të çeliktë, që e kishte krijuar përdorimi i ngjeshur i korrupsionit dhe mishërimi i funksionarëve shqiptarë me këtë dukuri të qelbur.

Nuk dua ta akuzojë asnjë ministër shqiptar për pranim të ryshfetit, në vend të kësaj dua që ta sugjeroj ministrin shqiptar, se po deshi që kërkesat e tij të mos zihen në rrjetin e kryeministrit të vendit, atëherë të mos vjedh, gjegjësisht, të mos i jep shkas atyre që na duan vetëm të keqen, që t’ia venitin kërkesën bujare të tij, kërkesë që ka të bëjë me arritjen e mirëqenies sonë, duke e kërcënuar me këtë lloj akuze të pazbuluar sa herë që ministri jonë ta hap gojën për brengat tona.

Ministri i ndershëm, përpos që do ta vërtetoj dhe dëshmojë se rrjedh prej një familje fisnike, ai ka mundësi që shumë të punojë për çështjen shqiptare në Maqedoni, sepse askush nuk do të mund që ta kërcënojë me hapje të dosjeve kriminale, mbase ka mundësi që vetë ai t’ia mbyll gojën të korruptuarve tjerë, duke i kërcënuar me rrapëllima të zhurmshme, qëllimi i së cilave është, që ky tingull të dëgjohet në Bruksel dhe gjetiu. Nëse ndodh e kundërta, pra, në vend të artikulimit të lirë të brengave dhe halleve tona, atëherë mos pritni dëshmi për akuza dhe afera të korrupsionit dhe krimit ekonomik, sepse për një gjë të tillë, vetë ju jeni dëshmia, vetë ju jeni krijuesit e nyjës së pazgjidhshme kombëtare. Dhashë Zoti që kësaj herë t’i shporrni të gjitha nyjat në Malet Karpate, kuptohet bashkë me krijuesit e atyre nyjave!

(Autori është magjistër i Studimeve të Sigurisë)

Në trend

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Kalo në kategori