Minatorët e minierës së Trepçës në Stantërg, të cilët të martën kanë hyrë në grevë për shkak të pjesës së mbetur të pagave (55 për qind të pagës bazë), kanë vazhduar grevën edhe të mërkurën, përkundër faktit se atyre u janë ekzekutuar sot pagat.
Ata, përveç pagave, po kërkojnë shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore.
Fehmi Hajredini, minator, tha se është në grevë për më shumë se 24 orë dhe se nuk do ta ndërpresë grevën deri në realizimin edhe të kushteve tjera, përkatësisht, dorëheqjes së menaxherit dhe sigurimit shëndetësor për punëtorët.
|Në grevë jemi më shumë se 24 orë… Kërkesat tona janë pagat, dorëheqja e menaxherit dhe sigurimi shëndetësor… Për momentin gjendja shëndetësore e minatorëve nuk është e keqe, përveç dy minatorëve që është dashur ta braktisin grevën, për shkak se kishin shëndet më të rënduar.. Prej menaxhmentit askush s’na ka vizituar përveç stafit menaxhues të minierës që janë këtu prezentë… Pa u realizuar kërkesat tona jo (nuk do ta ndërpremë grevën edhe nëse bëhen pagat v.j.) nuk është tash puna vetëm te pagat’, ka thënë Hajredini.
Ndërkaq, edhe Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, ka konfirmuar për KosovaPress, se kërkesat e minatorëve janë më të mëdha sesa pagat, duke përmendur largimin e kryeshefit ekzekutiv si njërën ndër këto kërkesa.
Sipas tij, shqetësimi më i madh i minatorëve është se askush nga qeveria dhe as nga bordi nuk i ka vizituar ata deri tani.
“Tani në këto momente që po flasim, kemi informacione se kanë dalë pagat… Mirëpo, kërkesat tona janë shumë më të mëdha sesa pagat… Kërkesat tona janë që të largohet kryeshefi ekzekutiv, sepse e shohim si fajtor për këtë situatë që dy vjet që ka ardhur… Fakti më i madh që na shqetëson neve është se askush nga qeveria, as nga bordi dhe as nga menaxhmenti nuk ka ardhur të na vizitojë dhe komunikojë me ne”, theksoi Jonuzi.
Në anën tjetër, KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me kryeshefin e Trepçës, Enis Abdurrahmani, por pa sukses./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit