Minatorët e gjigantit metalurgjik “Trepça” kanë paralajmëruar eskalim të situatës në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre gjatë ditëve në vijim.
Ata në ditën e gjashtë të grevës kanë potencuar kërkesat e tyre siç janë, rritja e pagave për 20 për qind, mos punësimi i punëtorëve të rinj pa konkurs, takimi i menjëhershëm me Bordin e minatorëve, si dhe përmbushja e kërkesave të tyre të bëra më parë, ndonëse kanë edhe kërkesa tjera.
Kryetari i Këshillit Grevist, Ferid Neziri, ka thënë se përveç kërkesave të përmendura, ka kërkuar edhe punësimin e familjarëve të minatorëve të cilët tani duhet të pensionohen.
“Kërkoj me na marr nga një fëmijë në punë, sepse me 70 euro çka me bë. Gjashtë fëmijë i kam, të gjithë janë me fakultet dhe asnjëri nuk është i punësuar”, ka thënë Neziri për KosovaPress.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, Avni Ajdini, ka mbështetur fuqishëm grevistët, duke kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të problemit, në të kundërtën siç tha ai, situata mund të eskalojë.
Sipas tij, premtimet e kryeministrit ndaj kërkesave të minatorëve që nga viti i kaluar kanë mbetur vetëm premtime boshe, ngase nuk është bërë asgjë deri tash dhe ka bërë thirrje qeverisë që sa më parë të kontaktojë minatorët dhe me dialog të zgjidhet ky problem.
“Premtimet e kryeministrit nga viti i kaluar për kërkesat e minatorëve kanë mbetur vetëm premtime boshe. Këta punëtorë i kanë edhe 50 mijë anëtarë të BSPK-së përkrahës në kërkesat e tyre. I dërgoj mesazh qeverisë që të vijë sa më parë pranë minatorëve dhe me dialog të zgjidhet kjo çështje, derisa nuk ka eskaluar situata. Këta punëtorë janë të njëjtit të cilët më 1989 kanë ardhur këmbë në Prishtinë, prandaj për mos me u kriju sërish një situatë e tillë duhet që sa më parë të zgjidhet problemi”, theksoi Ajdini.
Edhe Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka përkrahur kërkesat e minatorëve të cilat i quajti kërkesa minimale dhe të cilat mund të realizohen. Andaj, shtoi ai, përfaqësuesit relevantë të institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet sa më parë të vijnë dhe të dialogojnë me minatorët, në mënyrë që të dilet nga kjo situatë e krijuar. Në anën tjetër, ushtruesi i menaxherit të Trepçës,
Xhevdet Tahiri, i cili mori detyrën para një muaji, duke bërë të ditur se i mbështet kërkesat e punëtorëve, tha se ka informuar Bordin Mbikëqyrës për shqetësimet dhe kërkesat e tyre, por që deri tani nuk ka reflektuar askush.
“Natyrisht i mbështes kërkesat e minatorëve. Rritjen e pagave faktikisht punëtorët e kanë kërkuar edhe nga unë, por unë absolutisht nuk i kam mundësitë buxhetore. Mundësia dhe hapi parë që të më jepet për një gjë të tillë, kam me bë. Unë meqë i përgjigjem Bordit Mbikëqyrës, e kam informuar përmes e-mailit rreth kërkesave të minatorëve dhe kërkesës së tyre për një takim të mundshëm me ta. Punëtorët kanë kërkuar po ashtu takim edhe me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kryeministrin për t’i njoftuar për rrjedhën e ecurisë së procedurave në lidhje me Ligjin dhe Statutin. Ata deri tash nuk kanë reflektuar”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës